Aksident në Podujevë mes një kamioni dhe dy veturave, ka të lënduar

Disa persona janë lënduar nga një aksident trafiku qe ka ndodhur sot në fshatin Lluzhan të Komunës së Podujevës.

Indeksonline mëson se në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura.

Nga aksidenti janë shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale./Indeksonline/