Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell, i këndshëm dhe stabil. Pasdite vonë dhe në mbrëmje shtim i vranësirave, por pa reshje.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë. Vende-vende priten vranësira kalimtare.

Të dielën priten vranësira dhe intervale kohore me diell. Në Kosovë priten ulje të lehta të temperaturave për shkak të një fronti të dobët të ftohtë ajror.

Ditëve të ardhshme priten ngritje të sërishme të temperaturave, por përpos intervaleve kohore me diell priten edhe vranësira të shpeshta. Për të mërkurën ka ndryshim në parashikim sepse pritet një fronti i ri i ftohtë ajror nga veriu dhe verilindja dhe riga të dobëta lokale shiu në Kosovë. Ky front do të kushtëzojë edhe ulje të temperaturave./Meteoballkan