Aksident në Prizren, lëndohen dy persona (video)

Dy persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prizren – Zhur.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30, dy persona kanë mbetur të lënduar. Me rastin është marrë njësiti i trafikut”, tha ai.

Ndryshe, RTV Besa ka publikuar pamjet e aksidentit të cilat mund t’i shihni më poshtë.