Vdes doktori i njohur Nijazi Ahmeti

Para pak çastesh është bërë e ditur se dermatologu i njohur, Nijazi Ahmeti ka ndërruar jetë.

I ndjeri ka punuar prej shumë viteve në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës, ku ka qenë  një ndër mjekët më të shquar në Klinikën e tij.

Miqtë e tij përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar për vdekjen e tij, duke i kujtuar momentet e bukura jetësore që kanë kaluar së bashku dhe planet që kanë pasur me doktorin, të cilat u ndërprenë me vdekjen e tij.