Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, ku për pasojë një person ka gjetur vdekjen.

Mësohet se një automjet ka përplasur një person që ishte duke kaluar rrugën pranë fshatit Gëziq të Mirditës, i cili ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa identiteti i viktimës nuk dihet ende.