Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen 6 persona

Minuta më parë ka ndodhur një aksident trafiku rrugën Mitrovicë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Kçiq.

Në këtë aksident ishin të përfshira tri vetura, ku gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Nga informatat fillestare, në aksident trafiku të ndodhur rreth orës 22:40, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, tri vetura të përfshira, si pasojë e aksidentit gjashtë (6) persona kanë kërkuar tretman mjeksëor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë“.