Aksident në Shkodër! Mjeti përplas kalimtaren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një mjet ka përplasur një kalimtare.

40-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal, ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Ndërsa shoferi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit dhe po punon për ndalimin e tij, ndërsa po heton edhe për të zbardhur shkaqet e aksidentit.