Aksident në Siboc të Podujevës, ka të lënduar (Foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Siboc, raporton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve të cilët edhe kanë dërguar pamje në Llapi.info, dyshohet se një këmbësor është goditur nga një veturë.

Nga ky aksident ka edhe persona të lënduar, teksa këtë për Llapi.info e kanë konfirmuar edhe nga Qendra Emergjente e Podujevës.

“Ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për momentin s’mund të japim më shumë detaje”, kanë thënë nga Emergjenca.

Në lidhje me këtë rast, Llapi.info është në pritje të informacioneve më të detajuara nga Policia e Kosovës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Llapi.info, shihen edhe ekipet policore që kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë shkakun e aksidentit.