Masat kundër koronavirusit, Rama zbulon se kujt do ia ulë pagat

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të ulë pagat në kuadër të masave kundër koronavirusit.

Ai thotë se nga ulje pagash do të preken ministrat, deputetët dhe ata që janë krye të institucioneve.

“Ne do të shkurtojmë rrogat tona si qeveri, rrogat e atyre që janë në majë të piramidës. Do të shkurtojmë rrogat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është simbolike por për të dhënë mesazhin se do të lëmë diçka në mënyrë që ata që nuk kanë se me çfarë të shtyjnë në fund të muajit të kenë diçka”, tha Rama në Top Channel.