Aksident në Vitomiricë, vdes një 63-vjeçar

Policia e Kosovës, rajoni i Pejës, njofton se nga aksidenti që ndodhi në fshatin Vitomiricë, ka vdekur një 63-vjeçar.

“Në këtë aksident ishin të involvuara dy automjete, një ‘Mercedes’ dhe një ‘VW’, si pasojë e aksidentit një person ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes sipas ekipit mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës, N.R. m/k/sh rreth 63 vjeçar, ndërsa dy persona (femra) janë të lënduara, njëra nga të lënduarat për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar ne QKUK për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa e lënduara tjetër është duke u trajtuar ne Spitalin Rajonal-Pejë”, thuhet në raport.

Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit, dhe me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.