Aksident në Zallq të Istogut, 4 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në fshatin Zallq të Komunës së Istogut, ku mbetën 4 persona të lënduar.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia për Indeksonline, ku tha se tri vetura ishin të përfshira në atë aksident.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune rreth orës 7:10.