Koci: Ulërimat e Kurtit për t’u futur në një kazan me partitë tjera tregojnë frikën e tij

Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, përmes një shkrimi të bërë në llogarinë Facebook ka komentuar deklaratën e fundit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku ky i fundit tha se nuk e mohon një koalicion të mundshëm të gjerë parazgjedhor.

Koci ka shkruar se “ulurimat” e Kurtit tregojnë frikën e tij dhe të partisë ndaj rezultateve të zgjedhjes.

Tutje ai ka shtuar se me këtë veprim Lëvzja Vetëvendosje po tregon se është e pafuqishme.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ulurimat e Albin Kurtit për koalicin parazgjedhor me Ldk-në, tregojnë ashiqare impotencën politike dhe frikën e tij dhe partisë së tij nga rezultatet e zgjedhjeve. Përpjekja e tij, me çdo kusht, për tu futur në një kazan me partitë tjeta , është treguesii më i mirë se sa parimor janë dhe cila është kauza e tyre.

Albini dhe VV, janë mësuar të krijojnë kauza vetem mbi tragjeditë njerëzore. Kur këto nuk iu pinë ujë, tash kërkojnë aleat, jo për t’u ofruar qytetarëve program politik e vperues për të mirën e tyre, por për ta “mundur” PDK-në.

Më këtë po tregoni paraprakisht se jeni të pafuqishëm!