Aksident rrugor në Elbasan, makina përplas motoçikletën dhe dëmton rëndë drejtuesin

Një aksident rrugor ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit, ku makina ka përplasur motoçikletën, duke dëmtuar rëndë drejtuesin e saj.

Sipas burimeve, drejtuesi i motoçikletës i cili ka qenë pa patentë është në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe po punohet nga policia për zbardhjen e tyre.

Shqiptarja.com