Thaçi: Nëse vazhdohet kështu, SBASHK duhet shpallur organizatë kriminale

Ish-Drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, ka bërë një koment të ashpër në drejtim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), duke thënë se nëse kjo sindikatë vazhdon të mbrojë mospunën e mësimdhënësve atëherë duhet të shpallët organizatë kriminale.

Thaçi ka shkruar në Facebook, se nëse SBASHK vazhdon të mbrojë mospunën e mësimdhënësve, atëherë kjo organizatë duhet shpallur organizatë kriminale.

“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkroi ai në Facebook.

Ky reagim i Thaçit vjen pasi SBASHK, po kundërshton testimin e mësimdhënësve.