Aksident te “Kroni i Mbretit”, përplasen dy vetura

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash te “Kroni i Mbretit”, saktësisht në Komoran.

Sipas pamjeve, dy vetura kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes ka dal edhe njësiti policor rrugor i cili po merret me rastin.

S’raportohet për të lënduar kurse dëmet materiale shihen të jenë të konsiderueshme./IndeksOnline/