Ia përmendi gropat septike, Avdyli i reagon Mustafës – i thotë se po flet si zyrtari i PDK-së

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli i është përgjigjur Isa Mustafës pas deklaratës së dhënë për lajmi.net, në të cilën kreu i LDK-së thoshte se të merresh me atë çka thotë Avdyli e Haki Abazi i VV-së, është njëjtë si të rrëshqasësh në gropë septike.

Avdyli me anë të një postimi në Facebook, i është përgjigjur Mustafës duke ia përmendur faktin se “Gropën Septike” e ka përmendur edhe një zyrtar i PDK-së, Gani Koci.

Postimi i plotë:

Fjalor i njëjtë nga e njëjta shkollë. Njëri Marksist Leninist e tjetri Komunist Titist. Prandaj këta 2 gjithmonë ishin bashkë, por tani vetëvetiu po shperfaqen çdo ditë. Jo vetëm në fjalor por edhe në veprime. Gropa septike po i bashkon. Ama Kosovën sdo ua lejojmë ta shëndrroni në gropë septike. Kurrë. Harrone.