Aksident te “Rrethi i Flamurit”, kamioni godet veturën

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme te “Rrethi i Flamurit” në Prishtinë. Një kamion e ka goditur një veturë me targa lokale duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Një lexues e ka dërguar te gazeta infokus një video nga ky aksident, i cili kishte krijuar tollovi në trafik, porse deri më tani nuk është njoftuar për të lënduar.

Policia e trafikut ka dalë në vendin e aksidentit dhe është marrë me aksidentin.