Aksident te “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, vetura godet një këmbësor

Para pak çastesh tek vendi i njohur “Xhamia e Llapit” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident, ku një grua është shkelur nga një veturë.

Vetura e ka goditur kalimtaren, ndërsa ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes ku shihet ende e shtrirë viktima.

Insajderi, ka siguruar fotografi nga ky rast ndërsa do ju mbajmë të informuar në lidhje me të.