Aksident trafiku në Prishtinë, ka të lënduar

Sot rreth orës 14:15 në lagjen “Përroi i Njelmët”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet dy veturave.

Rastin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Në këtë aksident ka pësuar një person.

“Një person, vozitësi i njërit prej automjeteve ka marr lëndime të lehta”, ka thënë Hoxha.

Njësitet kompetente të policisë së trafikut janë duke u marrur me rastin.