Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë, krijohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në dalje të Fushë Kosovës.

Në aksident janë përfshirë disa vetura, teksa nuk dihet për persona të lënduar.

Si pasojë e këtij aksidenti është shkaktuar edhe kolonë e gjatë, shkruan Indeksonline.