Kurti: Nga 1 tetori arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se shteti ka për detyrë për t’iu siguruar qytetarëve shkollim cilësor, falas.

Kurti tha se nga 1 tetori 2021 ata që duhet të vijojnë studimet në Bachelor dhe Master s’do të kenë nevojë të paguajnë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se nga ky vendim do të përfitojnë të gjitha kategoritë.

“Nga 1 tetori i këtij viti 2021, arsimi i lartë publik do të jetë pa pagesë, në nivelet Bachelor dhe Master, ndërsa ata të Doktoratës do të kenë lehtësi të veçantë”, tha ai.