Aksident trafiku, rrotullohet vetura te “Bregu Dollcit”

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur “Bregu i Dollcit”.

Aksidenti ka ndodhur sot në ora 11:00 dhe Policia e Kosovës është në vendngjarje.

Sipas dëshmitarëve (lexues të portalit Njeshi) nuk ka të lënduar. Vetura e rrotulluar duket të jetë e markes gjermane BMW, ndërsa nga ky vetaksident, qarkullimi në këtë segment të rrugës nuk është vështirësuar.

Ndryshe, përshkak të motit me shi, duhet pasur kujdes në këtë vend “Bregu i Dollcit” pasi njihet si segment i rrezikshem, (nëse nuk i përshtateni kushteve), ku ndodhin aksidente të shumta.