Një i vdekur dhe mbi 900 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor të situatës me COVID-19 në vend.

Sipas raportit, në 24 orët e fundit një person ka ndërruar jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, përderisa nga 2 mijë e 557 testime, 918 persona kanë rezultuar pozitivë me këtë virus.

Sipas MSH-së në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 1 mijë e 401 persona dhe janë vaksinuar vetëm 15.