Aksident tragjik në aksin Fushë Krujë-Laç, humbin jetën 4 persona

Një aksident tragjik ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Fushë Krujë- Laç, ku për pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Një makinë audi është përplasur fuqimisht me një kamion, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të tre personave në makinë, ndërsa viktima e katërt ka ndërruar jetën teksa transportohej për në spitalin e traumës në Tiranë.

Mësohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonte makina ‘Audi s4’.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin Audi dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.