Aksident tragjik në Ferizaj, ka edhe të vdekur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai tha se aksidenti është mjaftë i rëndë dhe ka të vdekur, por për detaje shtesë do të prononcohen sapo t’i marrin informacionet nga terreni.