Shpëtimi dramatik i qenit nga gjarpri gjigant (video)

Një video dramatike nga Tajlanda tregon një gjarpër gjigant që e kishte mbërthyer fort një qen të zi. Dhe kjo betejë dukej  e humbur për qenin.

Për fat të mirë, qeni është shpëtuar nga një grup njerëzish, të cilët hidhen në rrëmujë me duar bosh, ose vetëm me nga një bisht fshese për ta shpëtuar qenin.

Video tregon qenin e zi që rrotullohej në kthetrat e gjarprit, ndërsa një tjetër qen poashtu përpiqej t’i vinte në ndihmë.

Në një moment dukej se zvarraniku ka aritur ta mbys qenin, i cili qëndronte i palëvizshëm në rrugë.

Megjithatë, shpëtuesit e qenve vazhdojnë të përpiqen largojnë pitonin gjigant.

Ata më në fund kanë sukses, dhe qeni vjen përsëri në jetë dhe ikën me të katra sa më shpejt që të jetë e mundur, ndërsa ndërsa gjarpri largohet pa u dëmtuar. /Fokusi.info/