Aksident tragjik në Korçë, humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në Korçë. Burime paraprake bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja ka ndodhur konkretisht në afërsi të fshatit Zëmblak, ku mësohet se një traktor është përplasur me një motor.

Për pasojë motoristi nuk ka mundur t’u shpëtojë dot plagëve të rënda të marra në trup dhe ka ndërruar jetë në vend. Po ashtu gijotina.com raporton se ka ndërruar jetë edhe një grua pak minuta pas aksidentit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet të jetë bërë mosrespektimi i sinjalistikave rrugore, shpejtësia përtej normave të lejuara ose parakalim i gabuar.

Policia pritet të dalë me një njoftim zyrtar për zbardhjen e plotë të aksidentit.