Moti në Shqipëri

Sot moti do të jetë me vranësira mesatare, rreshje shiu dhe  stuhi në zonën e ultësirës Perëndimore.

Në zonat malore në mesnatë do të ketë rreshje bore.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi deri në 15-20 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5-2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë të larta.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  6/14°C

Zonat e ulëta  10/18°C

Zonat bregdetare 12/19°C