Aksident tragjik në Rrugën e Arbrit, dyshohet për dy viktima

Një aksident tragjik është regjistruar pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, në afërsi të “Shkallës së Tujanit”.

Gazetari Igli Çelmeta bën me dije se deri më tani dyshohet për dy viktima.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Balkanweb