Aksident zingjiror në Lluzhan, përfshihet edhe një veturë e policisë (video)

Tri vetura janë aksidentuar në magjistralen Prishtinë-Podujevë, raporton Indeksonline.

Në aksidentin zingjiror është përfshirë edhe një veturë e Policisë së Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Lluzhan të Podujevës.

Nuk ka informacione për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale në automjete janë të konsiderueshme.