Aksident zinxhiror në Fushë-Kosovë, krijohen kolona të gjata

Një aksident mes disa veturave ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë-Kosovë.

Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë disa vetura, kamionë dhe një furgon.

Lidhur me këtë rast, teve1.info ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës, por të njëjtit nuk janë deklaruar.

Mëngjesin e sotëm si pasojë e motit të ligë aksidente ka pasur edhe në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku për pasojë është bllokuar hyrja nga fshati Trudë./teve1.info/