Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e enjte, 16 maj dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Ambasadori amerikan Philip Kosnett do të flasë në konferencën e cila shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. (Hoteli “Sirius”, ora 09:00)

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala interviston ish kryeshefat ekzekutiv të PTK-së, Adnan Merovci dhe Shyqeri Haxha. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e certifikimit të zyrtarëve policor të Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës. (Kampi Vrella i Njësisë Speciale Operative, ora 10:00)

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Metrologjisë. (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

ICOM ka organizuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. (Ndertesa kryesore e Muzeut, ora 10:00)

Dega e AAK-së në Prizren mban konferencë. (Degës së AAK-së në Prizren, ora 10:00)

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili pret në takim ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar. (MSH, ora 10:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në varrezat e dëshmorëve në fshatin Shqiponjë të Gjakovës. (Ora 10:30)

Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e dokumenteve të krimeve të luftës në Komunën e Gjakovës gjatë periudhës 1998-1999. (Prokuroria Speciale në Prishtinë – Departamenti për Krime Lufte, ora 10:30)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë organizon manifestimin tradicional “Festa e Abetares”. (Salla e Sporteve “Sezai Surroi”, në Prizren, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin përkujtimor me rastin e 20 -vjetorit të Çlirimit të Shqiponjës. (Kompleksi Memorial i Dëshmorëve në Shqiponjë, ora 11:00)

Disa organizata të shoqërisë civile mbajnë konferencë për media në lidhje me shqetësimet e shoqërisë civile rreth Projektligjit për Financimin e Subjekteve Politike. (Zyrat e Institutit Demokratik të Kosovës, ora 11:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencë me temën “Shkelja e Ligjit të Punës nga ana e institucioneve të Kosovës”. (Zyrat e OAK-së, ora 11:00)

Presidenti Hashim Thaçi merr pjesë në akademinë përkujtimore për heroin Rifat L. Berisha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Mbahet akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve Burim Grajçevci dhe Fitush Kukaj. (Shkolla “Gjin Gazulli” në Prishtinë, ora 12:30)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa pret në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett. (Selia e LDK-së, ora 14:30, vetëm pamje)