Aksidentet e rënda po shtohen, kush është fajtori

Aksidentet e rënda trafiku çdo herë e më shumë po marrin jetën njerëzve, ndërsa është konstatuar se shkaktarët më të mëdhenj janë shpejtësia, alkooli dhe përdorimi i telefonit.

Vetëm në muajin e fundit është raportuar që së paku katër persona kanë vdekur dhe rreth 200 të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidenteve të trafikut.

Aksidente të kësaj natyre të rëndë, me pasojë vdekjen kanë qenë të pranishme edhe gjatë muajit nëntor të këtij viti, derisa policia ka njoftuar se prej periudhës janar-nëntor të këtij viti aksidentet që kanë përfunduar me fatalitet janë reduktuar në krahasim me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar.

Shkaqet e aksidenteve vazhdojnë të mbeten po të njëjta, shpejtësia e lartë, konsumimi i alkoolit si dhe vitet e fundit me zhvillimin e teknologjisë, burim është kthyer edhe përdorimi i telefonit.