Aksidenti dramatik, makina me shpejtësi skëterrë fluturon mbi rrethrrotullim drejt e në varreza (video)

Ky është momenti i pazakontë kur një automjet fluturon në një rrethrrotullim, duke përfunduar më pas në një varrezë.

Automjeti tip Suzuki Swift fluturoi nga rrethrrotullimi në ajër përpara se të rrëzohej dhe thuajse të shkatërrohej plotësisht në anën tjetër. Ngjarja ka ndodhur në Lodz të Polonisë pasditen e së dielës së shkuar.

Makina shpërtheu në flakë pas goditjes duke u shkatërruar. Shoferi 41-vjeçar mbeti i vetëdijshëm ndërsa zjarrfikësit e guximshëm ishin në gjendje ta nxirrnin nga rrënojat.

Ai u dërgua në spital me lëndime jo të rrezikshme për jetën. Policia tha se analizimi paraprak i frymës kishte përmbajtje alkooli, por janë në pritje të rezultateve të një testi gjaku për të konfirmuar nëse ishte i dehur.

Pamjet e tmerrshme të kamerave të sigurisë të publikuara nga autoritetet në Poloni tregojnë se makina lëviz me shpejtësi përgjatë një rruge të boshatisur drejt rrethrrotullimit.

Shoferi vazhdon udhëtimin pavarësisht rrethrrotullimit, duke kapërcyer mbi murin mbajtës.

Fotografitë e publikuara nga shërbimet e urgjencës lokale tregojnë përmasën e plotë të dëmtimit të makinës.