Aksidentohet vetura e Policisë në veriun e Mitrovicës, polici bëhet për spital

Zyrtari i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut është dërguar për trajtim mjekësor këtë të shtunë, pas një aksidenti në mes dy veturave, ku njëra nga to ishte e Policisë së Kosovës, shkruan Fokusi.info.

Ky aksident dyshohet se ka ardhur pasi i dyshuari që po voziste veturën tjetër nga pakujdesia ka goditur veturën e Policisë.

“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përshirë dy vetura-njëra veturë zyrtare e PK-së. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën zyrtare të PK-së. Si pasojë, lëndime ka pësuar zyrtari i PK-së (drejtues i veturës), të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe IPK-ja”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Fokusi.info/