Aksion i madh i anti-drogës në Han të Elezit, ka të arrestuar

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion të madh të anti-drogës sot në një terminal doganor në Han të Elezit.

Paparaci nga burimet ka mësuar se Policia ka arrestuar një person. Sipas burimeve të mirinformuara të Paparacit i arrestuari është pronar i një kompanie.

Në pamjet që ka siguruar Paparaci në vend ngjarje shihet edhe kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari.

Ky i fundit i kontaktuar nga Paparaci ka refuzuar që të jap ndonjë koment.

Paparaci ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, mirëpo të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë informata lidhur me ngjarjen.