Aksion i Njësitit të Antidrogës në Dubravë, ka të arrestuar

Njësiti i Antidrogës në Pejë dje ka zhvilluar një operacion policor në Dubravë, me ç’rast si rezultat i aplikimit me masa të fshehta ka arritur që të identifikojë dhe të arrestojë dy persona

“Dubravë, 24.04.2021-09:20.

Raportohet se Njësiti i antidrogës në Pejë si rezultat i aplikimit me masa të fshehta ka zhvilluar një operacion policor dhe kanë arritur që të identifikohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovar, pastaj është arritur që te gjinden 38.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, një telefon me dy kabllo mbushëse/karikuese për telefon. Me urdhër të prokurorit/gjykatës janë bastisur edhe dy shtëpi/lokacione.

Në shtëpinë e të dyshuarit të parë janë gjetur dhe sekuestruar dy telefona Samsung, një brisk si dhe ne lokacion tjetër janë gjetur dhe konfiskuar 11 tableta te dyshuar te llojit Tramadol, një palë çizme ushtarake me ngjyre te zeze te shfrytëzuar gjate hedhjes se narkotikut, dhe telefonin e llojit Samsung me dy kartela njëra IPKO dh tjetra Vala te shfrytëzuar ne rast nga i dyshuari.

Te dyshuarit janë intervistuar dhe pas intervistimit ne konsultim me prokurorin janë dërguar ne mbajtje”,