Gazetarja kosovare që jeton në Austri, për sulmin: Ishte e tmerrshme

Gazetarja kosovare, Rozafë Rexhepaj, e cila jeton në Vjenë të Austrisë, ka thënë se i është dashur që të ndërrojë dy trena për të shkuar në banesë.

“I pashë njerëzit nëpër stacione. Është e vështirë t’i shmangeshe transportit publik. Të gjitha linjat e taksive ishin të zëna dhe u dashtë me patjetër ta përdori transportin publik”, ka thënë Rexhepaj për Klan Kosova.

“Njerëzit rrinin nëpër telefona, flisnin më të afërmit. U ndijke njëfarë frike në bazë të diskutimeve të tyre. Ishte e tmerrshme”.

“Nuk është që Në Vjenë ka pasë sulme terroriste. Ishte një frikë në vete dhe sfidë në vete”.