Aksion i policisë në Fushë Kosovë (Video)

Policia e Kosovës ka filluar një aksion në Fushë Kosovë në këto orë të vona duke ndaluar qytetarët që nuk po respektojnë masat e qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Në video të siguruara nga Gazeta inFokus shihet një numër i madh i policëve të cilët po ndalojnë veturat dhe qytetarët.

Kujtojmë se ditëve të fundit është raportuar për mosrespektim të masave të kufizimit të lëvizjes në këtë qytet.