Aksioni i policisë në komunat e Dukagjinit: Arrestohen dhjetë zyrtarë për ‘keqpërdorim të detyrës zyrtare’

Kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj, ka njoftuar se në aksionin e sotëm në Pejë, Istog dhe në Klinë janë arrestuar dhjetë zyrtarë të këtyre komunave.

Policia e Kosovës ka pasur aksion sot në Pejë, Istog dhe Klinë, ku cak kanë qenë zyrtarët komunalë.

Agim Kurmehaj njoftoi se ata janë drejtorë të urbanizmit si dhe inspektorë që dyshohen për veprën penale “Keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

“Pas marrjes së këtyre informatave, kam caktuar pesë prokurorë dhe fillimisht janë marrë me grumbullimin e informatave rreth këtyre ndërtimeve dhe sot kemi shkuar në bastisje në tri komuna, Pejë, Klinë dhe Istog. Me këtë rast janë arrestuar 10 persona, kryesisht drejtor të Drejtorisë për Urbanizëm dhe inspektorë. Me dyshimet fillestare për veprën penale, ’Keqpërdorim i autoritetit apo pozitës zyrtare”, tha ai.