Aksioni ndaj Martin Berishajt, PDK-së i arrestohet një aktivist

PDK ka njoftuar se në këtë aksion është arrestuar një aktivist i saj. Prandaj kanë kërkuar edhe lirimin e tij.

“Njëkohësisht, duke dënuar trajtimin jo demokratik dhe në kundërshtim me lirinë e shprehjes të Policisë gjatë arrestimit të aktivistit tonë Milot Krasniqi, kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tij!”, ka shkruar PDK në faqen e saj.

Tutje PDK ka shkruar se është e pafalshme dhe e papranueshme mbrojtja që po i bëhet ambasadorit Berishaj nga Kryeministri Kurti.

“Ambasadori me aktakuzë Martin Berishaj nuk mund të jetë përfaqësues i denjë i Republikës së Kosovës në Kroaci, përkundrazi, sa të vazhdojë të jetë në detyrë ai do të dëmtojë seriozisht imazhin e Kosovës”, ka shkruar PDK.

“Në Prishtinë ai duhet të vijë vetëm për t’u ballafaquar me drejtësinë dhe të jap llogari për skandalin në të cilin është përfshirë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.