Aktori vushtrrias monolog kushtuar ish- ushtarëve të UÇK-së: Blerim Zhabarit, Behram Rrahmanit, Lulzim Krasniqit e Bekim Krasniqit

Më 6 korrik ndërroi jetë ish luftëtari i UÇK-së, gazetari dhe zyrtari për informim në Komunën e Vushtrrisë, Blerim Zhabari.

Një nga shokët e Blerimit dhe aktori, Fazli Muharremi – Tali i ka kushtuar atij një monolog së bashku edhe me shokët tjerë që nuk jetojnë më, Lulzimin, Behramin dhe Bekimin.

Mbrëmja poetike-artistike në Vushtrri për “Ditët e Diasporës” ka qenë aktivitetin në të cilin është prezantuar monologu kushtuar këtyre figurave.

Ky monolog prezanton një formë të veçantë artistike për të prezantuar veprimtarinë e këtyre djemve të rinj, në kohën kur ishte më së vështiri të veprohet e kundërshtohet.