Akuzoi pa fakte në rrjetin social, arrestohet pejani nga policia

Duhet pasur kujdes kur akuzoni dikë pa fakte në rrjetet sociale. Në Pejë është arrestuar një burrë i cili kishte përdor rrjetin social Facabook, për ta akuzuar një person tjetër si të dyshuar për një vepër penale pa asnjë provë.

Sipas raportit policor, dje rreth në orën 14:41 në qytetin e Pejës, është arrestuar një burrë i cili pa fakte ka akuzuar viktimën mashkull, ku në një shkrim të tij të publikuar në rrjetet sociale, kishte paraqitur si të dyshuar të një vepre penale.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt, raporton policia.

“Pejë (NN) 06.08.2019-14:41. Me 29.08.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti përmes rrjetit sociale, kishte postuar një shkrim ku viktimën mashkull K/Shqiptar e kishte paraqitur si të dyshuar lidhur me një vepër penale. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”, raporton Polica e Kosovës.