Blinken: Plani trepikësh i BE-së, rruga më e mirë përpara

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka bërë të ditur se ka diskutuar për rëndësinë e uljes së tensioneve dhe rikthimit në dialog me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Blinken përmes një postimi në Twitter ka thënë se gjatë bisedës me Vuçiqin e ka mirëpritur vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës.

“Kam biseduar me presidentin serb Vuçiq për të theksuar rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm të tensioneve. Unë mirëpres lirimin e policëve të Kosovës dhe ne vazhdojmë të mbështesim fuqishëm planin trepikësh të BE-së si rruga më e mirë përpara”, tha Blinken.