Alarmohen mediat serbe pas lëvizjeve të KFOR-it në disa zona

Një stërvistje në disa zona të Kosovës është paralajmëruar nga Misioni i KFOR-it në Kosovë. Kjo si duket ka shkaktuar panikë në Serbi për shkak të disa shkrimeve të disa mediave serbe.

Sipas mediave serbe kjo stërvitje po shfaq situatë alarmante.

Mediat në Kosovë kanë raportuar se Serbia po tenton vazhdimisht që të alarmoj situatën në raste të tilla si stërvitjet e KFOR-it ose Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në anën tjetër KFOR ka njoftuar se stërvitjet janë të përditshme.

“KFOR-i vazhdon të stërvitet për të qenë i gatshëm dhe të garantojë siguri për të gjithë njerëzit në Kosovë. Në ditët e ardhshme do të ketë disa lëvizje të trupave të KFOR-it në pjesë të ndryshme të Kosovës. Kjo është vetëm një stërvitje normale e zbarkimit dhe procedurave. Situata mbetet nën kontroll, pa asnjë shenjë kërcënimi të mundshëm”, thuhet në njoftimin e KFOR-it. /Fokusi.info/