Alban Skënderaj vjen me hitin e radhës

Alban Skënderaj është padyshim një ndër artistët më të dashur shqiptarë. Krahas këngëve solo, numëron një sërë bashkëpunimesh që janë kthyer menjëherë në hite.

Kënga më e fundit e artistit mban titullin “Festoj.”

Me tekstin të shkruar nga ai vetë, kënga padyshim do të rrëmbejë menjëherë zemrat e gjithë fansave të këngëtarit./Abcnews.al/