Albin Kurit lajmërohet përmes twiterit, ja çka shkruan

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në rrjetin social Twitter ka shkruar për zgjedhjet e gjashtë tetorit që u mbajtën sot dy muaj më parë.

Kurti ia ka kujtuar LDK-së se qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim që t’i lënë prapa korrupsionin dhe përfitimet personle.

“Sot dy muaj më parë, populli i Kosovës votoi masivisht për ndryshim. Jo vetëm ndryshim retorik, por të vërtetë dhe ndryshim kuptimplotë. Një shkëputje nga e kaluara e korruptuar dhe humbur e udhëhequr për përfitime personale, drejt shpresës për një të ardhme bazuar në vlera dhe principe. Le ta ndërtojmë këtë shpresë”, ka shkruar Kurti në Twitter.