Albin Kurti mirëpret vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të Kosovës dhe Izraelit.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka përshëndetur këtë zhvillim duke shpresuar në thellim të mëtejmë të raporteve edhe në sfera tjera.

“Mirëpresim këtë lajm të mirë të ditës së sotme ku Republika e Kosovës dhe Shteti i Izraelit vendosën marrëdhëniet diplomatike.

Ne shpresojmë se do të punojmë së bashku në thellimin e marrëdhënieve tona politike, ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar Kurti./Fokusi.info/