Albin Kurti thotë se u siguruan votat për formimin e qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se janë siguruar votat për votimin e Qeverisë së Kosovës, dhe për të kryeministër.

Këtë njoftim, Kurti e ka bërë pas një takimi që ka pasur në Prizren me kryetarët e tri partive të komuniteteve joshumicë, të cilët do të jenë deputetë të ardhshëm: Rasim Demiri, Fikrim Damka dhe Albert Kinolli.

“Ata do ta votojnë qeverinë tonë dhe mua si kryeministër, pa kushtëzime”, ka shkruar Kurti në Facebook.