Albulena Balaj komenton deklaratat e Hoxhajt: Nuk presim që ai të ketë ndjeshmëri për çlirimtarët

Anëtarja e kryesisë së Nismës Albulena Balaj, Halimaj në një debat në televizonin publik ka komentuar deklaratat të Enver Hoxhajt ndaj Nismës dhe kryearit të këtij subjekti, Fatmir Limaj.

Ajo ka thënë se nuk ka pritur që Enver Hoxhaj të ketë ndjeshmëri ndaj UÇK’së.

“Ne nuk kemi pritur qe Enver Hoxhaj të ketë ndjeshmeri ndaj një komandanti të Ushtrisë Çlirimare të Kosovës. Poashtu nuk kemi pritur qe ai të ketë ndjeshmeri ndaj frymës që kemi ne për historinë tone”, ka theksuar ajo.

Ndryshe së fundi është ndezur një debat në mes të PDK dhe Nismas, derisa flitet për çlirimtarët dhe luftën.